Fryma poetike e së dielës me poeten:-Nexha REÇICA
NËSE
——————-
Nëse ndonjëherë
rebelohem para shiut
A do të grindem me retë
kur të mbushen
rrugët me dallgë.
Apo do të jem
lundërtare e shpresës
kur do të zbrazet
pluhuri i dendur.
———————-
MOS MË KËRKO
Nuk të mungova dje
nuk të mungoj as sot
pse vallë të të mungoj nesër
ndaj mos më kërko
Dje nuk pate mall për mua
nuk ke mall as sot
nuk do të kesh as nesër
Ndaj mos më kërko
nuk më shihje dje
As sot nuk më sheh
nuk do të më shohesh as nesër
mos më kërko kurrë më.
As ti nuk do të më mungosh
nuk do të kem mall për ty
as nuk do të të shoh fare
ndaj nuk të kërkoj më.
/www.qendrapress.com/