Fryma poetike e së dielës me poeten;-Poetesha DALINË
Do të harroj
————————————
Një ditë.., po një ditë nuk do të dua më
Të premtoj me asht’ të zemrës, do të harroj
Sikur dita pas natë, e nata para ditë…
Do udhëtoj nëpër jetë sikur s’je ti…
Sikur nuk t’kam dashur ndonjëherë..
Për Zotin lartë nuk do më kujtohesh
Do mundohem të fshij çdo puthje
Çdo përqafim e çdo çast n’krahë tu
Po munona me t’harru…
Ah sa e vështirë me u përplasë me ndjenja
Me dashurin me u taku si t’panjohur
E nga larg.. shumë larg me u djeg n’mall
Sikur benzina n’flakē…
Te tana dhimtë me i goditë si rrufeja lisin..
Lamtumirë dashur!
premtoj një ditë do të harroj, një ditë..!
/www.qendrapress.com/