Fryma poetike e së dielës me poeten;-Pranvera GJONI

Kolovitse Ndjenjash

——————————————-

Panoramë jete, me dritë dhe hije!
Flakërojnë dëshirat, atje… diku larg.
Nën qiellin tim, vetëtima bien…
Perëndit qajnë, me mua ison mbajnë.

Ja mora këngës, duke pritur ty,
Notat nuk dolën, ishin fikur tek-tuk.
Mora një gotë verë,i akordova ritmin,
Ta pija pritjen, bashkë me hidhërimin.

E di…je pa faj,në të fajshmen jetë!
Duhet t’ ndahesh, me shpirt dhe trup.
Shpirtin në Lindje, e dërgon me erë,
Trupin Perëndimit, në shira e mbytë.

Unë humba toruan,udhëve me gropa,
Përshkova shtigjet,me therra e mriz.
Lëkundet shpirti brenda t’ziut kafaz,
Në dimrin e egër, lulet nuk mbijnë!

/www.QendraPress.com/