Fryma poetike e së dielës me poeten;-Prena PRENDI
Mos ikni dallëndyshe…!
————————————-
Ju lutem mos ikni,rrini në atdhe
Ngrohtësi dhatë plot gjallëri
Rrini dallëndyshe në tuajën fole
Në dhe të huaj s’ka lumturi.
Bregdetet pushtuat,malet freski
Gumëzhijnë zëra derë më derë
Gëzimin e ndjen plak e i ri
Kthyen dallëndyshet edhe këtë verë.
O bij të shqipes mos ikni larg
Jeta kuptim nuk ka pa ju
Në tokën tonë dhe buka thatë
Më shumë se kudo ,ka me t’shiju-e.
Çmimet e kripura si ujë deti
Trafik rënduar,kohë humbur plot
Shpëtimin shohim veç te kurbeti
Shpërnda zogjtë kudo nëpër botë.
Mos ikni ,u lut’na o bijtë tanë
Së bashku mund’na diçka të ndryshojmë
Të punojmë të gjithë këtu në vatan
Jetën tonë më shumë e shijojmë.
Askund nuk ka si në Atdhe
Strehëz e ngrohtë në çdo stinë
Mblidhemi zogj në tonën fole
ATJE ….,digjesh nga malli ,
çe do pasurinë!
/ëëë.qendrapress.com/