Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rajmonda MARA
Sureale ….
—————————————
A mundet ditën apo natën
Ta jetoj si te jete e fundit
A mundem te pi nje gote e shpirtin te
përshëndes..? a mund
te them se gota lotin fsheh e kujtimet mbyten ne te… ?
A mundet te mendoj se bota është asgjë…
E te them se buzëqeshja fsheh cdo gje…?
mundem dhimbjes ti them ndal
mund te pi e te them sa xhan te kam …
A mund te them se e nesërmja është fat …
A mundem çdo gjë te them kete nate ….?
E nëse te gjitha i thash pa qare, i thash veç me buzëqeshje e shpirt te vrare …
edhe pse buzëqeshja është mall
mundem pra te them, se kurrë s’te fal …
a mundem valle…?
/www,qendrapress.com/