Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rajmonda Qose SHKOPI
Për ty Poezia ime!
———————————
Të kisha braktisur në honin e kohës
Prej vitesh
Në një nga dhomat e errëta të shpirtit
Mirëpo një mbrëmje, kur dielli u shtri
në përjetësinë e mbylljes së ditës,
nata solli ca stuhi të furishme.
Dallgët e shpirtit u trazuan,
u ngritën aq lart, saqë
frika mos ishe mbytur ,
më solli tek ty.
Ti rrije strukur ….
T’u afrova…
Lehtë të preka ,të mos thyeja brishtësinë e pafajësisë tënde.
Në sytë e tu rrezatimi shpërtheu si një meteor shkëlqeu.
Kur shtrive krahët e mpirë, pasi hoqe litarët e kohës , u shpërndanë si xixëllonja perlat e figuracionit letrar
Dhe vallëzonin rreth nesh epitetet dhe metaforat..
Krahët e tyre na çuan lart.
Drejt ëndrrës që për vite mbaja në sirtar
Udha jonë u ndriçua nga mijëra yje
Ti shkëlqeje si diamant
Më shumë se dikur
E dashura,besnikja Poezia ime.
/www.qendrapress.com/