Fryma poetike e së dielës me poeten;- Rajmonda Shyta KOLVAN

I përulem bukurisë
—————————-
Ajo bën të njëjtën rrugë çdo ditë,
E shikoj tek ec, s’ka makinë,
Mospërfillëse shkon në punë,
Po të njëjtën rrugë bëj dhe unë.
Fytyrë qumësht mjaltëz mishërimi,
Këmbankë zë mbytur mallëngjimi,
Pyll buzëqeshjesh e puthjesh bashkë,
Këpucë fustan kuqe, supet nxjerrë jashtë.
E bukur sa më s’ka , dalë nga xheneti,
Ka ecje madhështore si çupkë mbreti,
Gotë verë e kuqe dehëse, çupkë fisi,
Mbushur nga vetë dora e Dionisit.
E si të mos e kthej kokën disa herë,
T’ia pi bukurinë si gotën me verë,
E kush nga ju kur shikon bukurinë
Në shpirt s’ndjeu sadopak drithërimë?
O gotë mbretërore me verë të kuqe,
Buzë pjalmuar, qepalla krahë fluturue,
Kopsht harlisur ku lulëzon vetë poezia,
Të bie në gjunjë o nur bukuria!
/QendraPress/