Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rajmonda Shyta KOLVANI
Cironkat .
————————–
Seç shikoj në breg të gjolit,
Një fëmijë hap gropë për ujë,
Tjetri bukë vënë kavanozit,
Zhytur gjolit gjer mbi gjunjë.
Dhe të dy më pas shikojnë,
Në gurneckat pas bukës vinë,
Me duar ujin turbullojnë,
Krusur, me minuta rrinë.
Dhe lëshohen vrik në ujë
Grykën kavanozit zenë,
Futur brenda dy gurnecka,
Në grackë rënë e një mërenë.
Dhe në gropkë në ujë i hedhin
Tre cironkat parpalitur,
Në siklet bishtkat përdredhur,
Dy fëmijë brohoritur.
Dhe avazin prapë fillojnë,
Mbushin gropzën me cironka,
Nuk mendojnë se torturojnë,
Dhe me orë vazhdon loja.
Sa shumë zunë, numërojnë,
Kuturisur , lumturojnë,
Në cektinë seç i lëshojnë,
Dhe cironkat fërgëllojnë.
Një flluskon barkalartas,
Tjetra zhytet ka shpëtuar,
Rënë një tjetër në brinjë majtas,
Tjetra hapur gojë mbaruar.
Tek i shoh, seç pikëllohem,
Si këta kam lojtur unë
Tani peshku po rrallohet
Peshkatarët zënë më shumë.
/www.qendrapress.com/