Fryma poetike e së dielës me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI
Ç’kohë!
———————–
Ka shumë koka që s’mendojnë
Ka shumë gjuhë që turbullojnë
Ka shumë qen lehin kafshojnë
Ka shumë pak që mençurojnë.
E gjithë bota sazexhinj
Pas çdo saze, sehirxhinj,
Si me shkollë si pa shkollë
Kanë talent të gjithë aktrojnë.
Prishur miq e shoqëri
Në mes njerëzve pa njeri
Me fëmijë po pa fëmijë’
Bërë bota lesh e li.
25/11/2023
/www.QendraPress.com/