Fryma poetike e së dielës me poeten;-Razielda HITAJ

EH,MOJ…97…!

S’di ç’të them det o det

Përse dallgët t’kanë rënë

Ç’hata bëre…pse nuk flet

Sikur ëngjëll paske qenë!

Kush na solli vrer’këlkaze

Pse gogësiu peshkaqeni

Cila është kufomë radhe

Ç’gjuhë nepërk ne na nëmi.

Ikën deti i kuqërremtë

Klithma zemre përmbi valë

Ditë’zi ku prehen djemtë

Nëna ku vajton për djalë.

/www,qendrapress.com/