Fryma poetike  e së dielës me poeten;-Razielda HITAJ

MUND…

———————-

Trazira shpirti

zbrazëti,mungesë e tejskajshme

Bindje a mosbindje;

kur nuk ke, më thuaj çfarë je..!?

Nje hiç që frymon në heshtje

një hije reje, një që i trembet dritës…

Mendimet gëlojnë heshturazi,

pareshtur,,,padashur,,,paditur

Këtë herë…përmbytem mbi

varkë justifikimesh,që kenaqin egon

e momentit,,,pastaj zbrazin shpirtin

Nga marazi pranoj terrin,pa ditur se

ku shkoj e çfarë po bej.

Oazet jane kthyer në makthe nate;

ku psherëtima e vetmisë,

formon rrathë mbi ujë…

Si xixëllonja vetmie, yjet zhyten oazit…

S’ngopem frymë e s’di kujt t’i lutem:

folëm,,,zgjuajmë,,,përmendëm!

Vallë, a mundet të ta mbush shpirtin

një e pashpirt..!?

/QendraPress/