Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rudina Muharremi BEJA

FANITJE

———————

Gjithçka përreth merrte formë pengesash…

Gji të lashtash, grami shtrinte rrënjë e gjethe,

shtatin zgjatnin silueta të varfra

me mistere të vockla,

ngutnin frymët e ankthshme,

e ngjethshëm, zhvendosnin re.

Errnin praninë e kahershme të një rrezeje…

Fëshfëritën mendimet më të heshtura.

Tërsëlliu porta që hijet tollovitëse në rritje la jashtë,

E feksjes së agut,

ajo shkëlqeu më shumë

/www.qendrapress.com/