Fryma poetike e së dielës me poeten; -Rudina Muharremi BEJA

Ç’MUND TË NDAJË TY PREJ MEJE?
———————————————-
Dheu im,
më fal.
S’jam aty
të të shoh sytë e qeshur sot.
As fjalët për ty s’mund t’i shqiptoj,
me zërin që më dridhet në nota malli,
derisa gati çmendem.
Pastaj, qetësohem kur mendoj:
Ç’mund të të ndajë ty prej meje?
Dhe,
prej meje të të ndajë,
kush vallë mund të guxojë?
/QendraPress/