Fryma poetike e së dielës me poeten;- Sadbere Gagica SPAHIJA
BREDH EDHE SONTE
———————————-
Me një ëndërr të arnuar
Heshtja e stinëve
Rri pezull
Sa kam dashur
Ta prek një lum malli
Rrugicave pa adresë
Kam lënë pranverat
Në vjeshtën e vonë
Kam parë si bien gjethet
Dhe jam trembur
Kur zogj s’kam parë
Mbrëmjeve jam mbyllur
Nën hijen e natës
E kam udhëtuar
Boshtit të qetësisë
Në një ishull vetmitare
Veç fjala më ka mbajtur
Në varg jam djegur
Për një zog
Erdhi ngadalë…më ringjall
Me cicërimë
Aty jam shkronja…e tëra
Prangosur e kam
Peng
Dashurinë…val ë deti
Më trazojnë
Jam lumnia e viteve të harruara
Burgosur pas grilave të jetës
Sonte …erë vjeshte
Flokët m’i ledhaton
Do vij vendlindja ime
Të puth rrugët e fëmijërisë
Dhe Ty
Mall i grindur në mesnatë!
/www.qendrapress.com/