Fryma poetike e së dielës me poeten; Sanie Tushi RROKAJ
Pena shtegton .
————————-
E kërkoja poezinë
Në të bukurat burime
Ajo më doli përpara
Qe surprizë e jetës sime .
Më jep kënaqësi në shpirt
Ashtu e thjeshtë e pa ngjyrë
Më plotëson ëndrrat dëshirat
Në agime që pa gdhirë.
Në mëngjes sa lindë dielli
Kur bilbili nis këndon
Vargjet më dalin nga shpirti
Pena nis e shtegton.
Më del befas nëpër muzën
Nuk më lodh në labrinidhe
Flas me zoqtë flas me pyjet
Flas me detin dhe kujtimet.
Më prezantohet me njerëzit
Dhe më hallet që kalojnë
Më prezantohet me ngjyrat
E pranverës që lulëzon
Herë më vinë si frymë e lehtë
Si fllad ere përkëdhelës
Petale plot hijeshi
Aromë lulesh ndjenja zemre .
Herë më vinë si stoli vjeshte
Herë më vinë me bardhësi
Herë plot me rreze dielli
Herë … plot ngjyra që ndrin.
Herë më vinë deti në duar
herë më zbret hëna me yje
Herë më vinë loti tek syri
Herë vinë vargje dashurie.
Kur shikoj botën që vuan
Shumë herë më lodh trishtimi
Për fëmijët që në luftë vriten
Që u mungon përqafimi.
Shumë herë flas me diellin
I zgjas duart butësisht .
Mes shtigjeve të zemrës
I lutem të sjelli dritë
O moj poezia ime
Më ndihmon të qajmë hallë
Edhe përtej grisë së akullt
Çelin lulet në beharë.
Më fal ngjyrat pas ç’do dimri
Brenda zemrës del sërishme
mbas ç’do shtegu të vështirë
Më regëtijnë dritë sytë .
Sanie Tushi Rrokaj.
/www.QendraPress.com/