Fryma poetike e së dielës me poeten;-Seli MURATI
Notat e shpirtit tim
————————————
Kështu më dalin këngët shpirti im
të njeh dhimbja dhe vjen pranë teje
mbështet dorën në flokët e tu
dhe vargje nxjerr thellë prej meje
Kthema melodinë e këngës me lot
se kënga kështu përcëllon fjala ime
a kam gabuar ndonjëherë
a ka ndodhur të të kam lënduar ….
Etje dhe vetëm etje,
në këtë shkretëtirë ….
plotë lule e gjelbërim
me gjemba rrethuar…
Por trupin mos ma shndërro
në ngjyrë dylli ……
se syri im ne krua loti
do të shndërrohet
Më shpëto nga këto përmbytje
më sjell në fillimin e shikimit syri im
më shpëto nga shikimi pa ngjyra
ma kthe madhështinë
e aromës së trëndafilit
Notat e shpirtit tim janë që dëgjon
i thur me fjalë sepse të dua
dhe kënga bëhet e ëmbël, melankolike
këngë për ty që kaq shumë po vuaj …..
Kështu dalin këngët syri im
në pentagram u fsheha dhe unë
në pakicën e botës së madhe
e strukur nga frika se të dua s
/www.qendrapress.com/