Fryma poetike e së dielës me poeten;- Selvete Dervishi-NIMANI

KULLA QË U BË FLAMUR
————————————–
Në ballë të kohës, ku dridhej dheu,
Kosova s’ishte veç plagë e shkretë,
Ishte vullkani që priste t’shpërtheu,
Një betim gjaku, një zjarr i vërtetë.
Në Prekaz kullat u bënë kala,
Jo prej guri, por prej bese,
Aty ku vdekja sypatrembur pa,
Lindjen e madhe të një shprese.
Adem Jashari emër si himn,
Në male tona jehon si murlan,
Nuk dha veç urdhra, por dha kushtrim,
U bë flijimi që mbrojti vatanë.
Nuk ishte luftë për emër e lavdi,
Por për çdo foshnje e prag shtëpie,
Aty ku flaka u bë liri,
Dhe vdekja vetë pati hije burrërie.
Kulla qëndroi, s’u mposht nga stuhia,
Trupat u bënë prag i lirisë,
Nga gjaku i tyre lindi ushtria,
Diell i përjetshëm i historisë.
Sot në Prekaz nuk ka veç dhimbje,
Ka krenari që ndrit si flakadan,
Një familje që u bë rilindje,
Dhe çdo pëllëmbë toke e bëri vatan.
/QendraPress/