Fryma poetike e së dielës me poeten;-Selvije KADRIU
UNË ËNDRRA JOTE
——————————-
Sonte unë jam ëndrra jote
E kujt i intereson
Çfarë sjell e nesërmja
Sonte do të ndaloj koha
Derisa ne jemi një
Ndoshta Dielli
Nuk do të lind më
Për mua e ty
Por kjo do të mbetet
Nata më e shkurtër
Kur Dielli
Do t’ia zë vendin Hënës
E nesër çdo gjë
Do ta mbuloj errësira
Pa Hënë e pa Diell
E ndoshta
Do të mbesin vetëm
Kujtimet për mua e ty
SK, 26.O5.2023, Kamenicë
/www.qendrapress.com/