Fryma poetike e së dielës me poeten;-Servete ELEZI

Mos më kujto,as kur piqen mollët

—————————————

Kur ti ta kuptosh

ç’këngë më pati zemra

udha ,do jetë bosh

thyerjesh, shpirtit brenda!

Do mallkosh kohën

që, gjë s’të tregoi

lulet ikën ,se poqën mollën

vesa ,mëngjeset përqafoi!

Do të gjendesh vetëm

kur epshet ,stë janë më

trupash të vdekshëm

shpirtin dot se zë!

Se ku , do kem ikur

as, unë vet se di

por ,shpirtrash të prishur

kurrë , s’do të vi!

Veç, kur të ëndësh

kohës së shkuar

të lutem , mos më kujto

o këngë e perënduar!

Seel

/www.qendrapress.com/