Fryma poetike e së dielës me poeten;-Servete ELEZI
Tani bota po fle
————————————
Era më përcjell telave të shpirtit
Atë frymëmarrje tënde
E di,,,
Portën e ëndrrës hapur e gjej përherë
Askush nuk mundi të vërë çelës në atë derë.
Bota po fle,,
Heshtur dremit, ndoshta dhe pa ëndrra
Ndërsa unë shkoj e vi
Sa herë dua .
Dallëndyshet po trokasin në dritare ,tani
Mëngjesi sapo ka mbërri
Ato, nën melodinë e bilbilave vallëzojnë
Të gjitha ndjesitë e mia me to shkojnë,,,
Mbeta ,unë robot i tokës!
/www.qendrapress.com/