Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shega CERIKU

Zonja Heshtje…
Erdhi dhe kjo ditë..
Agimi i një ditë të re..
Ajo erdhi dhe hyri në shtëpinë t’ime..
Por gabimi është i imi!
I dhashë çelsat..
Heshtja…. ky është emri i sajë!
Kamë shumë kohë që i bëjmë,
shoqëri njëra tjetrës..
Më afrohet, më përqafon
dhe befas më shtrëngon aq fort,
sikur donte të më mbyste..
Më merr frymën dhe
zemra më rreh pa ndalim…
Nëse nuk do t’a luftoja,.
Nëse do t’i dorëzohesh…
Ajo do më bënte në një mijë copë..
Mundohem t’a largoj nga vetja..
Kjo zonjë është një kundërshtare e fortë..
Zonja Heshtje!
Tani erdhi ora..do t’i them të largohet
dhe më jep çelësat!
Unë e njohë atë tani..
E njohë frikën e saj..
Ajo ka frikë nga drita..
Nga sytë e shndritshme dhe nga buzëqeshja…
Prandaj, sapo e shikoj që vjen,
Hapë dritaren që të hyjë dielli,.
E shikoj me ëmbëlsi dhe buzëqesh gjerësisht.
Dhe tani ajo largohet shpejt dhe qetësisht,
siç erdhi!
Dhe pse është një kundshtare e fortë,..
Mundohem që t’a luftoj
Duke e parë atë në fytyrë..
Por kë tjetër do të vizitojë më pas?
Cila zemër do të bëhet e zezë?
Cili shpirt do të qajë?
“Si mundet që të largohem nga kjo”
Një zonjë tradhtare dhe mizore..
Ajo mundet t’i zbulojë sekretet e t’ua miqve..
Të njohur dhe të pa njohur ..
Dhe nuk di se çfarë armësh..
Duhet që t’a përballosh atë..
Dhe nuk di se si të hakmerrem..
Zonja Heshtje..
/QendraPress/