Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shegushe Ferati ALLKJA

A e di

———————————–

A e di që dhe burrat qajnë

Dhe ata të mëdhenjtë azgan !

Shpirtë fëmije ata kanë .

Kur brishtësia e një femre u rri pran.

Mos u trembni kur të pirë janë

E të shohin me ca sy

të ndezur vullkan !

Loti yt flakën përthan

qënja jote qengj i bën !

Mos e lërë në vetmi,

duke pirë uiski, verë, apo raki.

Brengat ,hallet i struk

thell në zemrën e tij.

Mëndja se lë rehat, i flet në qetësi

Po deshe të jesh mirë i thotë,

( gëzuar) pije, more pij.

Me gjithçka që e rrethon,bije në harmoni.

Ah, egoja e tij,..të do pran, ti bësh shoqëri.

Uiskin me honey të servir me dashuri!

Cigaren e dredhur nga duart e tij .

Nëse të vjen keq për të,

mos ik bëjë sikur pijë…

Me fjalë të ëmbla ti përkëdheli shpirtin, që të sheh si perëndi.

A thu dashuri universale për të je ti!

Shoqe ,motër, grua, nëna e fëmijëve të tij.

Qajnë dhe azganët në fshehtësi

Ndaj ti për asgjë mos i mbaj mëri.

Jeta është e shkurtër ti e di,

falë paqe dhe Dashuri.

Do shikosh që diamant e ka shpirtin e tij!

/www.qendrapress.com/