Fryma poetike e së dielës me poeten;- Shegushe Ferati ALLKJA

Lëri gjethet në oborr të fëshfërijnë!

———————————————–

Eja e dashur, lëri gjethet në oborr të fëshfërijnë.

Të ndjej hapat e tua me të pëllumbave kur vijnë!

Pranvera dhe vjeshta janë të tuat , më të bukurat stinë!

Lëre pra, tapetin e vjeshtës mos e fshin!

Mesazhin me gjethet e shkruajta, që në agim.

Të Dua zemër, jo me gjethet, por me shpirtin tim .

Eja pra, kafenë e mëngjesit bashkë ta pijm.

Dallëndyshet me pranverën, përsëri do vijnë .

Tapetë petalesh do shtroj avllinë !

Zogjtë mbi degët, do të rijnë

në dritare tënde do të cicërijnë!

Është vërtet e bukur çdo stinë!

Ditët larg teje më duken arrësin

Të Dielave në sytë e tu dua të shoh dellin e verës kur lind .

Dellin kur lind e derisa të perëndoj, gjithë jetën në sytë e tu dua ta vështroj.

Muzgjet e bukura në shtratin e hënës plot me yje na ftojnë!

Aty ku mbrëmjeve tik taku i zemrave jehon, prania jote më lumturon.

Në shtratin e ëndrrave kur zemra zemrën përqafon, dashuria në shpirt Dimrat largon

/www.qendrapress.com/