Fryma poetike e së dielës me poeten;- Shire DHIMA

Prita një jetë.

——————————-

Prita një jetë të tërë ,jeta s’më priti mua

Detin e ktheva rërë,mali mu bë përrua

Rruga mu nxi e tërë,qielli me ra mbi kokë

Mjegulla ,çarçafe I gjërë,nuk s’dukej as breg as sop

Lotin më mbajte peng,mbusha lum dhe përrua

Zëmra me hoqi një rreng,dhimbjen kush ma heq mua.

Syri I thau shikimet,rrahur me vapën dhe zhegun

Dengje I lidha zhgënjimet,ti merrte era nga bregu

Dita po më fundosej,nata gënjen me ëndërra

Jeta sa vjen dhe sosej,thahej si bar me shpëndra

Dielli nuk po më shihte,hija me kish mbuluar

Hëna sa po bertiste,yjet I kish dërguar

Rrezja që unë po prisja,agu ku kishte humbur

Zemra sa po pëlciste,koha çfar kokrrash shkundur

Humbur në një tunel,prisja të ndizej drit

Jeta ku po me del,pritja i hëngri gjinjt.

Rrugën mata me sy,rruga më mati mua

Do kthehem që ti pi lotët,ku mbusha lum dhe përrua

Deti do ta mbush plot,do derdh gjithë mallëngjimet

Mali të shoh një botë,mbytur nga gjithë zhgënjimet.

/www.qendrapress.com/