Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shukrije Dedinca BOROVCI
Nuk me bie ne sy /27.10.2021
———————————-
As që e vërej,
nuk me bie ne sy teni i lëkurës,
shkëlqimi me grime
apo frizura e veçante,
stili i veshjes se shtrenjte
apo ne hap me modën,
madje nuk me bën përshtypje
ecja grandioze e kokëlartë,
shikimi vëngër apo me përbuzje….
Jo, nuk me bën përshtypje
as një fytyre e thare apo rrudhosur,
shtati i dobët apo renduar,
as sytë e lodhur apo trishtuar,
ecja e kërrusur
apo qëndrimi modest….
Jo,
mua me zë syri, sytë qe flasin vet
e shprehin jete,
buzët e thara e qe te njomin me fjale,
thjeshtësia apo modestia
e qe tregon shume
sa i madhe mund te jete një shpirt,
ecja e kërrusur, e lodhur
e ne veprime i drejte, madhështor…..
madhështia nuk qëndron ne gram, gjatësi apo bukuri
shfaqja e bukur arrihet vetëm me mençuri…
Shuki
/www.QendraPress.com/