Fryma poetike e së dielës me poeten; Shukrije Dedinca BORVCI
Koha nder vite/ 08.11.021
——————————–
Nuk me tundoi koha,
as si një fëmijë i pafajshëm qe isha,
nuk me dobësoi dashurinë për vendin e njerëzit e mi…
ecëm përgjatë viteve e çka nuk u sprovuam,
nuk me frikësoi asnjëherë i larti
e pushteti,
qëndroja ashtu siç ndjehesha
e dashuruar ne jetën e vendin tim,
e dija se nuk është asnjë faj,
nuk bën te ndjehem me e dobët asnjëherë,
ndaj te fortit, te pasurit e te padrejtit,
….me mjaftonte djersa ime,
dhurate nga familja e kisha…
lumturinë gjithnjë e gjeja
tek foleja ime, njerëz e miq te mire,
familjar te dashur e vetëmohues…
e mira fillon këtu…. nga je nis,
te mirën e shpërndan ngado qe shkon,
ëndrrat per ardhmërinë me te lumtur vetëm dashuria ti shton…
Shuki
/www.QendraPress.com/