Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shukrije GASHI

(9 shkurt 2022)

E di n’shpinë i ndjej sytë e tu

nuk t’i fshehë as bora me acar

a shiu me skllotë një rrëfim pa shije

mollat e premtuara tufë vargjesh

harruar n’ sirtarin “messenger”

janë po aty

Kurrë do ta kuptosh mëninë

e lojës sate vogëlsisht

arrnuar keq n’ brryla

hija a frika nga vetëvetja

Ah vera e ardhur shijon qejf e pikëllim

tufë vargjesh dollia sofrës suedeze

boheme rebele sert e bukur loz

n’ takt me shpritin e çliruar poezia

shpaloset kur ia do qejfi pa hire

e korniza

E tkurrur pas perdes do t’harrohesh

deri dje n’ rrobat e huaja

kapela mondane nuk i fshehë

jemenitë as gazin e thartuar…

/QendraPress/