Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shukrije GASHI

NGJIZJE E KEQE GJAKU

(23 janar 2017)

Edhe sot u përsëritë ëndrra

e llahtarit Trojet Tona

karrem tregtarësh që u mboll

100 vjet më parë

një ngjizje e keqe gjaku

në damarët e trojeve shqiptare

mish dhie në pjatën e parë

shije dyzuar pelim e thartë

Dje hëngrën hudhra të ziemë

Bajraktarët

për mos të kundërmuar

shkeljen e Besëlidhjes së Vjetër

ndër vëllezërit shqiptar

sot e nesër era na i zu hundët

me shumë

Sejmenët e Shekullit të Ri

shkelen edhe betimin

për Besëlidhjen e Re

do paçavure nuk po i fshijnë gjurmët

nesër tregtohet me flamuj te rinj

kuq-bardhë e kaltër

karremi monedhë hileje

anipse pa një grua në krye të tryezës

putrat e veriut tashmë janë kudo

nesër ditë e re me avaz të vjetër

asgjë mësuat nga fqiu i parë…

/www.qendrapress.com/