Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shukrije GASHI
Mëngjese t’ hinta Mitrovica
———————————-
Kur heshtjes t’i thyhen dritaret
degët e stërkequra molisur
ikën anës tjetër t’lumit pikëllues
flokët e thinjura qytetit t’minatoreve
do të flejnë n’paqe në të dy anët
e mëngjeset e hinta
Ibrit më nuk do të vajtojnë anipse
ofshamat e gjata shfryejnë dufin
e mashtrimit
degët e stërkequra më mirë
t’ hiqen si dhëmbi nerlik
kur bie në vendin e vetë a t’hiqet
e kotur n’ muzg ploja e lojës
symbyllas
sa të qeta rrugët e trishtit
paqes thinjat mbase do t’i rrinë
jo edhe aq keq për fajin jetim
e mendja e verbuar
merr rrugën e harrimit shesheve
t’ Evropës blu një rrëfim tjetër
mbi urën e kujtimeve Ibri plak
vajin a gjuhën e tij askush
e mori vesh ndonjëherë
n’ turnin e parë bashkë me
qiellin e bruztë minatorët
zbresin me supet e çliruara
nga historia e degëve t’stërkequra
Sa e dhimbshme ëndrra që hëngri
gjuhën e vetë dje…
/ëëë.qendrapress.com/