Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shyrete DEMAJ

Mbi buzë të imagjinatës

——————————

kuqon pjalmim dashurie.

Yje të këputur, varen

flokëve të lazdruar të hënës.

Gishtat e butë të kujtimeve

përkëdhelin dhimbjen e mallit.

Ëndrrat, bëjnë dashuri me yjet

hëna shtatzënë lind ndjenjat në datën 15.

Në stalaktid shpirti

farkëtohet fjolla e trishtimit tënd.

Errësira,

strehë për sytë e mi diell…

Heshtja,

sepete fjalësh të virgjëra…

/QendraPress/