Fryma poetike e së dielës me poeten; -Shyrete DEMAJ

Koha

—————-

është materie e pakapahme

e padukshme e pa ndalshme.

Ajri,

është materie e padukshme

e pakapshme e pandalshme.

Uji,

është materie transparente

e pandalshme e pakapshme.

Shpirti,

ndjenja të padukshme të pakapshme,

të fuqishme, të magjishme.

Unë jam uji, ajri, koha,

brenda një shpirti

univers ndjenjash

ku ndrin dhe ngroh dielli..

/QendraPress/