Fryma poetike e së dielës me poeten:-Suzana GJERGJI
Se mbaj mend kur nisa vrapin
me diellin di që kam vrapu.
Bashkë me lulet qela stinëve
Zili u mora fluturave të larme
tek loznin lëndinave pambarim
Zogjet ndjekja në fluturim
vrapi u bë shoqëruesi im
Lirinë natyrës i kërkova veç
në shtegun e majes të kem pushim
Më mbeti ves tani ky vrapim.
/www.QendraPress.com/