Fryma poetike e së dielës me poeten:-Teuta BIÇAKU

Në det

—————————–

Me valën përplasem e përqafohem,

pështyhem, ndukem, distancohem.

Me valën notoj, ndyhem, pastrohem,

bëhem njësh, ngjeshëm e nuk kuptoj si hollohem.

Në det zhytem, shoh fundin e nuk ngurroj,

pa në det hidhem e kam frikë të notoj.

Në det kridhem shpirtin freskoj.

Në det, ah në det, dua të pushoj.

Për detin malli më merr,

edhe pse pranë tij shpesh kam frikë.

Për detin mijëra kilometra do t’përshkoja në ditë.

Veç pak freski të ndieja në të sikletshmen vapë,

e ëndrrën e freskët ta ëndërroja prapë, prapë…

/www.qendrapress.com/