Fryma poetike e së dielës me poeten;-Tixhe Rexha-GËRQARI

SKIZMË MORALE

——————————

Skizmë morale

Lundron në ty truall

E plagët zjarmia i kap

I turbullt dielli plot shi e pak vapë

Skizmë morale

rëndon në ty

Ambiciet trazojnë plagët

E gjaku pikon dhembje

Skizma fashon përmbi

Drita përthehet

Në xhamin histori

Njerëzorja vdes nga pak

Në skizmën morale

Që kohës i bën lak…

/www.qendrapress.com/