Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona AHMETI
ËNDËRR
——————–
Vrapoja nëpër zjarre
Në kërkim të një politike të gdhendur
Që dashurinë t’a ketë në zemër
Me merrnin për të marrë dhe të çmendur
Vrapoja nëpër stuhi dhe rrufe
Në kërkim të një njeriu që mban kokën lartë
Që në zemër e ka dashurinë e paqtë
Me merrnin për budalla dhe të humbur
Notoja thellësive të Titanikut
Kërkoja perla dashurie
T’ia var solemnisht në qafë Atdheut
Me merrnin për të krisur
Me një frymëmarrje të lodhur
E qëllova mu në zemër
Një demon me kollare
Me xhepat thes
E punën ters
Më trembi gjumin një këmbanë nate
Qava
e shava
Pse s’ishte zhgjëndërr
Pastaj, qesha si e dehur
Të paktën pakënaqësinë
e qëllova n’ ëndërr!
Valbona Ahmeti
10. 01 2023 Montreal
x/www.QendraPress.com/
————————————