Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona AHMETI

PAGËZIMI I DRITËLINDJES

—————————————

Çaste magjepse

në këtë mëngjes pranvere

ulur në bahçen time

rrethuar me ngjyra petalesh

dhe aromë zymbylash

bilbilat me të gjitha notat

thurin meloditë me cicërimë

tutje i vështroj disa zogj

si bëjnë koordinime,

pa gabime

me rrahje krahësh

e zgjerim puplash,

drejt horizonteve të reja

fluturojnë mbi mal e det

besojnë në fuqinë e krahëve të vet

pa viza, pa fronte

njëri pas tjetrit, lirshëm

formojnë shkronjën V valvitshëm

pa përplasje, pa tundime

e gjithë kjo duket sublime!

në vallëzim me erën

dukën të lumtur,

krenar për privilegjin e zërit

ndihen si zotat e qiellit,

që lartësive nuk ua kanë frikën …

përqafojnë hapësirën qiellore pakufi

të vegjël, por kanë shumë dhunti

e ndjejnë

pagëzimin e dritëlindjes

tuj e lënë pas

verbërinë e natës

veç në miqësinë e hënës…

/www.qendrapress.com/