Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HADRI

Përsëri

———————

Ca copëza të mbetura

Shtegut të ngushtë ,

kapërdihen nga lakmia

e të marrëve .

Sqepi gjysmë i tharë

Bën lëvizje i ligështuar,

duke lënë hije në natën e pa hënë.

Pangopësi ,

shikim me mbulesë sekreti,

Se gjoja qenka detyrë e orëve të vona për të cilën s’duhet kuptuar njeri.

Tërheqja në ombrellën e heshtjes

mbyll derën e hekurt,

Ajo vazhdon të sjell dhimbje

në depërtimin e ngadaltë, në shuarjen e lojës sê nisur.

/www.qendrapress.com/