Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HOTI

Mos e prek një zemër

——————————-

Mos krijo kurrë një lidhje

nëse e di se nuk do të përfundosh me të.

Mos hyr në një shpirt

kur e di se do të dalësh pa u kthyer pas.

Zemrat nuk janë stacione

ku ndalesh për pak

dhe vazhdon rrugën tënde.

Nganjëherë një prekje e gabuar

është dënim i përjetshëm për tjetrin.

Një të dua i lehtë për ty

mund të bëhet plagë e

përhershme për dikë tjetër.

Mos zgjo ndjenja

që nuk ke guxim t’i mbash.

Mos premto përjetësi

kur mendon largimin.

Sepse disa njerëz

dashurojnë me gjithë shpirt.

Dhe kur ti largohesh,

ata mbeten duke mbledhur copat.

Një lojë për ty

mund të jetë shkatërrim për dikë tjetër.

Prandaj mos e prek një zemër

nëse nuk je gati

të qëndrosh përgjithmonë.

/QendraPress/