Fryma poetike e së dielës me poeten:-Valbona KOLAVERI

SOT SI DIKUR

—————————

Sot ,siç ish dikur ,

Mu ofruan njerëzit bujarë,

Ata,

Që kanë jo vetëm duar për të dhënë,

Por një shpirt të bukur

Dhe që nuk janë në pritje ,

Për të marrë në këmbim mbrapsht

Përveçse miqësisë,

Që nuk e masin me kandar

Sot ,

Unë u ktheva mbrapsht në kohë

Ku mësova që të japësh ,

Njëqindfish të kthehet mbrapsht

E më i bekuar shumëfish

je në sytë e të madhit zot.

/www.QendraPress.com/