Fryma poetike e së dielës me poeten:-Valbona KOLAVERI

MOS U FSHIH

————————-

Mos u fshih nga unë

Ti trip i bukur i mirësisë,

Që ndjeshëm më kredh në shpirt

Mos më braktis

Ti ndjenjë e butësisë,

Që gacat e zjarmit shun

Me ritmin e zemrês që pulson

Kurrë mos u thuaj jo syve që të flasin

Heshtjesh,

Kur ujshëm më merr me vete

Në ngadhënjim për zgjim

Unë rrjedhën marr nga shkon gjaku yt

Enzimash,

Dhe erë e shpejtë bëhem,

Në fluturim të ri.

/QendraPress/