Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona R. HADRI

Shi mbi petale

———————————-

Pika shiu pikojnë mbi petale trëndafilash.

Të ngutura, si vrapi i fëmijës drejt nënës.

Kur e tërheq me doçkat e vockla

në përkëdhelje për ta dëgjuar këngën e zogjve krahartë.

Në degët e mollëve të egra të fantazive të saj fëmijërore.

Bie shi i ngutur, freskon oborrin e qytetit skajor.

Ndërsa synuset e reja të ngjashme me pulëbardhat,

hyjnë bashkë me fëmijët e tyre në kanavat

plot bojëra të fushave gjelbëroshe.

Rrëmbejnë penelat dhe pikturojnë perjetesitë.

Lumenjtë nuk e ndalin turrin. Ata në ecje e

sipër kafshojnë ndonjë copë fushë dhe përgatiten

 t’i mësojnë vetvetes fjalët e barit të ardhshëm

Katundet pranë brigjeve i kanë ndryshuar

 toponimet dhe dremitjet e gjata,

ngjajnë në të blertë.

Vetëm profeti i dimrit ka lënë gjurmët e mjekrës së bardhë.

/QendraPress/