Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona XHAKJA

M’kanë msue me u ndrydhë, shtrydhë.

—————————————

Rrudhë veten.

Me përbi, me mshefë,

përhupë qysh nihna.

Flutrat e barkut me i mytë,

me vullnet të tyne, jo temin.

Rrqethat fërku me shuplakë t’u i mshefë,

kur ta shoh nurin që m’bon harqe kah huna.

Mos me folë as për vetullën tande hark,

as pullat e këmishës që t’kurojnë posturën.

Me pritë me durim, veç nëse ty t’bie n’huj,

ty të teket.

Me ta shkelë kamën kishe pahiri,

shej me të dhanë si butë, kadal.

Edhe zanin ma kanë lavrue,

urdhën me folë butë m’kanë dhanë.

Me refuzue.

Shuj, m’thanë, asht marre.

Je çikë, je grue.

A e di çka, i bijmë trup ksaj pune

T’plasin honet e botës,

n’gojë t’ujkut rrnofsha.

Çka!? çka bre që jam çikë e grue?

Ku rafsha mos u vrafsha

Çu. Çu bre t’puthi nji here,

veç nji here.

Njeri prej gjaku e mishi,

si ti, si une.

Shkurt, 2017.

/www.qendrapress.com/