Fryma poetike e së dielës me poeten:-Valentina SHABANI
Nëse nuk flas
———————————————–
Nëse nuk flas kjo nuk do të thotë që s’të kuptova.
Nëse nuk flas, kjo nuk do të thotë që u kënaqa.
Nëse nuk flas, dije se diçka po mendoj të bëj me ty.
Nëse nuk flas dije se në ato momente po mas të mirat
dhe ato që më ke lënduar.
Nëse nuk flas, dije se nuk më ke arritur të më njohësh.
Nëse nuk veproj, dije se njerëzit me nivel dinë të logjikojnë
e të godasin atëherë kur ti nuk e pret.
Prandaj çdo kush ti mendoj mirë fjalët para se ti nxjerrë.
Ditë të bukur ju uroj.
/www.QendraPress.com/