Fryma poetike e së dielës me poeten ;-Vasilika BABO

BUKURIA E NJE FEMRE

—————————-

Bukuria e një femre është si margaritari.

Te tërheq me shkëlqim e ke dëshirë ta vështrosh.

Kujdes mos thyej rrezet e arta te fytyrës se saj,

Se ne një egërsirë atë mund ta shndrosh!

Me shaminë e mëndafshtë ia mbështill bukurinë,

Qe edhe ne zemër kristale margaritarësh te gjesh,

Ajo është delikate shkundet si petal trëndafili me vese,

Ndryshe te shpon dhe vështirë zemrën t’ja rrëmbesh.

Ajo vete gjen rrugën si sorkadhe e pyllit te saj,

dhe drejt blerimit te zemrës sate afrohet ngadalë,

Kur ti si yll nate fal rrezatim ne rrugën e saj,

ne prehër do te ulet dhe bukuri margaritarësh do te fale.

/www.qendrapress.com/