Fryma poetike e së dielës me poeten;- Vasiliko BABO
TI ME MBAN SI ZANE MAGJIKE.
——————————————-
Sa here te kam thënë bije,
se je dhurate për fjalën e ngrohte ,
kur dielli nuk ka rreze vezulluese,
kur ne jete kam drithërime te ftohte .
Për mua je ender e bukur bije,
dhe kurrë nuk shuhesh ne sytë e mi,
je përsosmëria e fizionomisë,
qe kam adhuruar ne jete per ty!
Te kam thëne ,se ti je pjese e zemrës sime,
je rruaze gjaku qe rrjedh nder deje e mia,
gatuar me petale te kuqe dashurie .
ne labirintet ku ndriçon e shkëlqen mirësia.
Je si një engjëll i bukur bija ime ,
qe hap krahët e tua neper ere,
ku bien me butësi uratat e perëndive ,
e nen veladon te tyre lëkundesh pa u ndjere.
Se ti ushqehesh vetëm me dashuri ,
me lumturi për ata qe mban lidhur pas dore,
qe kur dielli ndriçoi syte e tu te zinj,
E unë ndjeva,arome te ëmbël foshnjore.
Je si një ender bija ime, je nje ender e bukur,
Dhe e tille ekziston para syve te mi, magjike,
me rrëmben ne krahë e ne duar ne çdo çast,
Sa here zemra jote dridhet thelle prej frike.
Me mbaj bije, me mbaj, me mbaj gjithmonë pranë,
Ndjej dorën e nje zane qe me tërheq pas teje,
Qëndroj mbështetur tek krahu yt bija ime,
si qëndron gjysme hëna ,gjithmonë fshehur pas një reje.
Edhe pemët pas nesh dyshe janë rritur ,
si një nene e bije nen gjelbërim jashtë,
madhështinë e qiellit lart duke ngjitur ,
ne kete bote kur dashuria gjithë njerëzit i do bashke !
/www.qendrapress.com/