Fryma poetike e së dielës me poeten;-Vilma NIKA

Ç’të jesh vallë?!
—————————–
Në s’jam në ëndërr
që shumë të dua,
në ëndërr ti
pse vjen e shkon?!
Më mban në sy
agimesh zgjuar,
mesnatës prapë
më puth, më fton.
Do ikja larg
të prekja qiellin
atje s’do kish
ëndërr as zgjim.
Më bëre prapë
ta dua diellin,
ta dua jetën
dhe dashurinë.
/QendraPress/