Fryma poetike e së dielës me poeten;-Vilma NIKA

Sytë nëpër natë!
———————————
Dielli dhe sonte i mbylli qepallat,
ëndrrimet tej muzgut
do zbresin mbi sy.
Në ëndrra fëmijësh
do zgjojmë kalërimet
pikturat do heshtin,
por jo ne të dy.
Se ti vjen me vargjet
në vesën e lules
kur ora akrepat
ka ndalur pa thënë!
Do dojë dritë e hënës
pranë meje të ulet.
dhe ndjehet xheloze
për vendin e zënë.
Jastëku do qeshë
mbuluar me puthje,
dhe hëna largohet
me buzën në gaz.
Kujtoj si lazdrohet
gjithë pritja me lutje.
Mëngjesi më zbardh
me tjetër maraz!
/QendraPress/