Fryma poetike e së dielës me poeten;- Violeta KADRIU

PËR TY SONTE SYTË MË NDRIJNË
———————————————————
Hijeshi e rrezes sate sonte paska rënë mbi liqe,
gjinkallat dhe bletët buzë tij po gumëzhijnë,
më duket se përveç teje sonte s’ ka bukuri tjetër mbi dhe,
o e bukura hënë, që për ty sonte sytë më ndrijnë!
Vargu im i argjendtë sonte për ty ka hapur fletët
po i thotë dhe zemrës sime” Dhe ti një këngë për Të këndo”,
është robëruar nga nuri yt, o hënë,
që n’ liqe e as n’ det nuk tretet,
të të gllabërojë të tërën në gjirin e tij ai do!
O Muza ime prej poeteje, përplot hire e nure,
gjithë kjo freski pranvere shpirtin do t’ ma gjallërojë,
që nga vegjëlia ime e hershme për këto bukuri sa lavde thure,
e do të thurësh ende, dhe kur pleqëria të t’ përqafojë!
/QendraPress.com/