Fryma poetike e së dielës me poeten;- Xhuljeta FERRAJ

Vet fole vet u përgjigje.

Poezi.

Nuk u kuptua dashuria jote ?

A ishte mike a ishte shoqe?

A ishte mish a ishte thua?

A ishte burrë a ishte grua?

Si avull u shfaqe ashtu u zhduke,

Ike ngado è më su duke,

I le pyetjet pa përgjigje,

Dhe kafen mbi tavolinë në pritje.

Një mal me justifikime,

Çdo ditë mendja s’ishte trime,

Herë në ngjitje herë në zbritje,

Vet fole vet u përgjigje.

………………………………………..

Autore Xhuljeta Ferraj

/QendraPress/