Fryma poetike e së dielës me poeten:-Xhuljeta FERRAJ

Mos mi kujto plagët e jetës.
—————————————-
Mos mi kujto plagët e jetës.
Kur të më takosh në ndonjë kafene,
S’dua …as të mi prekësh,
Me buzët lajkatare me kafe.
Ti nuk ishe afër meje ,
Kur zemra ime qante rënduar,
Tani mos u bëj psikologë mendje,,
Dhe as doktorë për të më shëruar.
Ka edhe nga ata që më thonë:Harroji!
Mirpo unë me ato plagë krenohem shumë,
Ka edhe nga ata që më thonë: Mirë e gjeti!
Po mua krahët nuk më vajtën kurrë në lumë.
Ndonjëherë zgjohen me mua në kujtesë,
Unë prapë dua ti ve, të flenë nën gurë,
Ilaçin ende se kam gjetur këtë mëngjes,
Ndoshta as që do e gjejë kurrë?
Mos mi kujto plagët e jetës ,
Sepse këpucët e mia nuk të bëjn,,
Dikur udhëtoja vetëm dimrit dhe verës,
Kur më rrëzuan u ngrita vet në këmbë.
/QendraPress/

